Rriten viktimat në Kosovë/ Konfirmohen 5 vdekje dhe 237 raste të reja me COVID-19

Rriten viktimat në Kosovë/ Konfirmohen 5 vdekje dhe 237 raste të reja me COVID-19

16:42, 25/07/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe pesë viktima dhe 237 raste të reja me koronavirus.

Ky rezultat vjen pas 555 testeve të kryera nga gjurmimi i kontakteve në teren, thuhet në njoftimin e institutit, raporton Rel.

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 139 pacientë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2.995, derisa komuna e Prishtinës shënon numrin më të madh të të infektuarve.  

Ndërkohë, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus, ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 3753.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco