Kosovë: I infektuari me koronavirus thyen karantinën, qytetarët e rrahin në mes të rrugës

Kosovë: I infektuari me koronavirus thyen karantinën, qytetarët e rrahin në mes të rrugës

10:32, 15/07/2020

Një person i infektuar me COVID-19, i cili duhet të qendronte në karantinë, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës. Mirëpo, nuk ka zgjatur shumë dhe i ka ardhur e keqja nga s'e priste.

Një grup qytetarët, që e kanë parë burrin në fjalë dhe e kanë ditur rastin e tij, e kanë sulmuar për atë që kishte bërë dhe e kanë sharë dhe rrahur mu në mes të rrugës.

Policia ka ndërhyrë për t'i shpëtuar kokën, të sëmurit që kishte ligjin dhe e ka arrestuar duke e prekur me dorashka.

Policia njoftoi se “raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19, nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetizolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”.

Tani, pacienti i rrahur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ndërkohë që ndaj tij ka nisur hetimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco