Afishja e vdekjes në Kosovë, që po tmerron qytetarët

Afishja e vdekjes në Kosovë, që po tmerron qytetarët

07:31, 15/07/2020

Një njoftim shabllon për vdekjen nënës, i vendosur diku në Prishtinë, po terrorizon qytetarët. ‘Njoftimi’ që në thelb ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për bartjen e maskës mbrojtëse, është pritur tejet keq nga qytetarët.

“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi, shkruan Gazeta Expres. Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.

Madje shumë nga qytetarët kanë ftuar autoritet ta hetojnë këtë rast. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco