Ramush Haradinaj: 25 vite nga Masakra e Srebenicës dhe plagët janë të hapura

Ramush Haradinaj: 25 vite nga Masakra e Srebenicës dhe plagët janë të hapura

13:25, 11/07/2020

Nga Ramush Haradinaj.

Njëzetepesë vite kaluan nga Masakra e Srebrenicës.

Regjimi i Millosheviqit, një regjim mizor që realizoi projektet shoviniste me dhunë e gjenocid, la njolla të pashlyera në ndërgjegjien njerëzore.

Kujtojmë me respekt jetët e humbura të fëmijëve, grave, të moshuarve, njerëzve të pambrojtur e pa asnjë faj.

Plagët janë të hapura. Krimi edhe më tutje ka mbetur i pandëshkuar dhe i pa cilësuar ligjërisht.

E njëjta ndodhi edhe me popullin e Kosovës. Prandaj, duke bashkëndjerë me popullin boshnjak, i sigurojmë ata, se ne i kuptojmë më së miri vuajtjet dhe përjetimet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco