Shtyhet takimi Kosovë-Serbi/ Hoti: Territori i Kosovës, i paprekshëm

Shtyhet takimi Kosovë-Serbi/ Hoti: Territori i Kosovës, i paprekshëm

12:51, 10/07/2020

Dialogu Kosovë-Serbi, i parashikuar për ditën e dielë, do të zhvendoset ditën e enjte.

Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas video-konferencës  së zhvilluar sot  me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Macron, kryeministrin kosovar Avdullah Hoti dhe zyrtarët e Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.  

Vucic shtoi se pala kosovare kishte “kërkesa maksimale”, dhe se ka ende divergjenca të mëdha midis palëve. Serbia sipas tij dëshiron të përmirësojë marrëdhënien midis popujve, “por nuk do të pranojë kurrë ultimatume”.

Presidenti serb falënderoi Merkel dhe Macron për angazhimin e tyre për zgjedhjen e ngërçit midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kurse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar tri parimet kryesore, në të cilat thuhet se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe s’mund të jetë pjesë e negociatave, rendi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe se marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë ka thënë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të ketë si rezultat edhe fitimin e vendit në OKB për Kosovën.

Përveç kësaj, Hoti ka thënë se duhet të zgjidhet edhe fati i personave të pagjetur dhe të vendoset drejtësi për të gjitha viktimat e të gjitha formave të dhunës që janë ushtruar nga Serbia gjatë luftës.

Hoti ka thënë se mbi bazën e këtyre parimeve dhe synimeve, Kosova është e gatshme që të vazhdojë tutje dialogun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco