Vdes nga koronavirusi, veterani i UÇK-së, Mehmet Kastrati

Vdes nga koronavirusi, veterani i UÇK-së, Mehmet Kastrati

12:45, 10/07/2020

Mbrëmjen e së enjtes, ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Mehmet Kastrati, i prekur me COVID-19. Lajmin e dha komuna e Malishevës.

"Ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati , lindur në 1954, nga fshati Maxharrë i komunës së Malishevës.

I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë i prekur edhe me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

I ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me COVID-19.

Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco