Hoti i cakton kushtet Vuçiçit: Territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe jo pjesë e negociatave

Hoti i cakton kushtet Vuçiçit: Territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe jo pjesë e negociatave

12:24, 10/07/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka vënë kushte të prera, Presidentit të Serbisë në video-konferencën e organizuar midis tyre me ndërmjetësimin e Presidentit frances Emanuel Macron dhe Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së, Borrel dhe Lajçak.

Hoti, në fjalën e tij,  ka prezantuar tri parimet kryesore, në të cilat saktësohet qartë se "suksesi i këtij procesi vendimtar duhet të orientohet nga parimet e mëposhtme:

1. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm, pasi është premisa kryesore në të cilën Republika e Kosovës është themeluar dhe qëndron fuqimisht. Çdo shkelje e këtij parimi bie ndesh me parimet dhe vlerat themelore të BE-së. Si e tillë është e papranueshme.

2. Organizata kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk mund të preket, pasi garanton funksionimin demokratik të autoriteteve, barazinë në përfaqësim dhe trashëgon parimin e shtetit qytetar dhe jo të organizuar përgjatë vijave etnike. Prandaj, nderhyrja ne karakterin unitar te Republikes se Kosoves do te ishte rruga me e shkurter per ta de-funksionalizuar shtetin e Kosoves dhe per ta shpallur ate te paqendrueshme. Kjo nuk mund të ndodhë.

3. Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, pasi është modaliteti i vetëm për t ' i dhënë legjitimitet një marrëveshjeje të tillë."

Ky samit i shërben lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi, futur në ngërç prej muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco