Karantinë e përgjithshme në Komunat në veri? Kryeministri Hoti: Jo pa vendimin e qeverisë së Kosovës

Karantinë e përgjithshme në Komunat në veri? Kryeministri Hoti: Jo pa vendimin e qeverisë së Kosovës

20:57, 08/07/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se në komunat e pjesës veriore të vendit, nuk mund të zbatohet masa e karantinës së përgjithshme, nëse për këtë nuk ka një vendim të institucioneve të Kosovës.

Pas mbledhjes së Komitetit për Menaxhimin e Situatës së pandemisë, Hoti tha se në këto komuna vlen vetëm ligji i Kosovës, raporton Rel.

"Nëse ka nevojë qeveria do të marrë vendim që të zbatohet kufizimi i lëvizjes në këtë pjesë", tha Hoti, duke shtuar se brenda territorit të vendit, vlejnë vetëm ligjet q e Kosovës.

"Asnjë organ që vendos masën e karantinës atje, nuk mund ta bëjë këtë pa vendim të Qeverisë së Kosovës”, tha kryeministri Hoti.

Më 7 korrik, Shtabi i Krizës në veri të Kosovës, ku jeton popullata me shumicë serbe, mori një vendim për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në shtatë ditët e ardhshme nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Vendimi u njoftua në një konferencë për media nga zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal nga Lista Serbe, Goran Rakiq.

Ai tha se masat e kufizimit të lëvizjes nënkuptojnë se katër komuna janë në karantinë, pra askush nuk do të jetë në gjendje të hyjë gjatë atyre orëve.

Katër komunat me shumicë serbe në veri janë: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco