VV sjell provat: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, Albin Kurti kryeministër!

VV sjell provat: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, Albin Kurti kryeministër!

14:33, 08/07/2020

Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë provat se ka mbështetje të fortë në popullin e Kosovës dhe nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, pa asnjë dyshim që Albin Kurti do të ishte kryeministër përsëri. Në një deklaratë sot, VV njofton:

"Kanë mjaftuar vetëm 120 ditë të qeverisë Kurti për ta përmbysur komplet skenën politike në vend. Qytetarët e vendit kanë dëshmuar mbështetjen e fuqishme për qeverinë Kurti dhe vendimet e saj.

Në sondazhin e muajit qershor qytetarët kanë shprehur përkrahje të madhe për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe Albin Kurtin.

Në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor atëherë Lëvizja Vetëvendosje! do të kishte 56 ulëse në Kuvend, ndërkaq si kandidat për Kryeministër Albin Kurti gëzon mbështetjen e 47.8%, të gjithë liderët e tjerë politikë së bashku nuk e arrijnë këtë përqindje të mbështetjes.

Në këto matje të opinionit nuk përfshihet mërgata."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco