Vdekjet e dyshimta nga COVID-19, Prokuroria e Kosovës merr njerëz në pyetje

Vdekjet e dyshimta nga COVID-19, Prokuroria e Kosovës merr njerëz në pyetje

12:22, 08/07/2020

 

Janë bërë tri ditë prej kur u regjistruan gjashtë vdekje të dyshimta në Klinikën Infektive të Kosovës,  personave të diagnostikuar me COVID-19.

Organet e rendit kanë nisur hetimet në lidhje me këto vdekje ndërsa trupat e pajetë të personave të vdekur janë dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Deri tani nuk është publikuar asnjë rezultat i DML-së se si kanë ndodhur vdekjet derisa prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

IndeksOnline ka mësuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kryer disa intervista në lidhje me këtë rast dhe është duke punuar intensivisht për të sqaruar gjithçka që ka quar deri të vdekjet e përnjëhershme.

IndeksOnline ka tentuar që të marre një përgjigje zyrtare nga Prokuroria mirëpo zyrtarët e saj nuk janë përgjigjur në telefon edhe pas disa përpjekjeve të redaksisë.

Ndërsa dje ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se gjatë kësaj jave do të marr raportet e organeve përkatëse të cilat po e hetojnë rastin për të parë se si kanë ndodhur ato vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco