Lutfi Haziri kritika qeverisë Hoti për menaxhimin e Pandemisë

Lutfi Haziri kritika qeverisë Hoti për menaxhimin e Pandemisë

18:50, 07/07/2020

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se brenda këtyre ditëve, në Gjilan janë infektuar 210 persona me COVID19, 4 prej tyre kanë vdekur, 143 janë shëruar, derisa 63 raste konsiderohen aktive.

Ai komenton dhe masat e reja të ndërmarra nga Qeveria dhe thekson se nuk duhet të merren veprime në atë mënyrë dhe në panik, shkruan Syri.net Kosova. 

“IKSHP dhe Qeveria duhet te ecin me masa që fillon me një koordinim ndër-institucional më të mirë. Mundemi me i identifiku burimet e infeksioneve dhe me ngulfat përhapjen. Por, vetëm koordinim më i mirë, ndarje e drejtë e përgjegjesive dhe mbikëqyrje rigoroze”

“Mos i përsëritni gabimet e qeverisë Kurti, si koncetrimi i menaxhimit në një minister, dy qendra të menaxhimit të pandemisë (një në MPB e një MSH), politikat selektive në karantinim dhe centralizim te komunikimit me publikun vetëm në një zyrë, konfliktet institucionale Qeveri/Presidencë, ndërsa tash tendenca me Kuvendin apo opoziten në Kuvend” shkruan Haziri në Facebook.

Postimi i plotë i Hazirit:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco