Ndarja e Kosovës/ Nesho në Syri TV: Rama pjesë e lojës. Ja plani i Serbisë

Ndarja e Kosovës/ Nesho në Syri TV: Rama pjesë e lojës. Ja plani i Serbisë

20:27, 06/07/2020

I ftuar në studion e emisionit "Ora 19" në Syri TV, diplomati Agim Nesho ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe akuzave të forta të ish këshilltarit të presidentit Donald Trump, John Bolton për implikimin e Tony Blair dhe dyshes Thaçi-Vuçiç në ndarjen e Kosovës.

Sipas Neshos, këto plane nxisin rritjen e influencës ruse në rajonin e Ballkanit.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB deklaroi se, edhe kryeministri Edi Rama ka qenë në brendësi të planit edhe para bisedës mes Thaçit dhe Vuçiç.

"Ky është në thonjëza një kompllot i madh. që bëhet duke futur një skenar të vjetër ballkanik me ndarje territoresh, me zona etnikisht të pastra, në një moment kritik për botën e qytetëruar. Kur vetë rendi botëror, nga njëpolare me Amerikën, tani është shumëpolare dhe lufta për zona influence e pesë fuqive kryesore që janë sot në botë, është më e dukshme se kurrë.

Në fakt serbët, duke parë këtë skenar, menduan se është koha e përshtatshme për bërë atë. Dhe donin ta prezantonin si një projekt i dalë me vullnetin e pranueshëm të liderëve ballkanikë. Për këtë, ju duhej në rradhë të parë që të mos paraqiteshin si në mënyrën e vjetër, me imazhin kriminal që kishin krijuar me Millosheviçin, por të pranonin si partnerë shqiptarët. Dhe për këtë filloi të afrohej me Tiranën. Unë mendoj se, edhe para se zoti Thaçi ta bisedonte me zotin Vuçiç, partnerët shqiptarë dhe zoti Rama ka qenë pjesë e kësaj loje. Filloi duke thënë se ne na duhet një fillim i ri për Ballkanin. Të ketë një fillim siç e nisi Franca me Gjermaninë. Dhe të gjithë jemi dëshmitarë të vizitave madhështore që Vuçiç bëri në Shqipëri. 2800 policë në atë kohë. U bllokuan të gjitha rrugët sikur po vinte presidenti i SHBA-ve. Për ti dhënë rëndësi pikërisht asaj që këto marrëdhënie janë esenciale dhe që kanë të bëjnë edhe me të ardhmen e vendit tonë.

Dmth, në rradhë të parë ishte të projektonte, duke anashkaluar Kosovën, një partner shqiptar. Edhe plani i vetë këtë thotë: ta ndajmë Kosovën. Le të fuqizohet edhe Shqipëria duke marrë pjesët e tjera. Ne bëjmë Serbinë e Madhe. Këta po të jenë të zotët të bëjnë Shqipërinë e Madhe por faktikisht plani sjell rritjen e influencës ruse dhe forcave të tjera në një Ballkan të trazuar dhe jashtë interesave të tij europiane", tha ndër të tjera Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco