Të premten Samiti Kosovë-Serbi/ Merkel dhe Macron thërrasin në takim Vuçiçin dhe Hotin

Të premten Samiti Kosovë-Serbi/ Merkel dhe Macron thërrasin në takim Vuçiçin dhe Hotin

18:23, 06/07/2020

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron do të presin një takim mes presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti të premten e 10 Korrikut.

Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve AFP, raporton Syri.net.

Sipas të njëjtit burim, takimi do të zhvillohet përmes një video-konference, bazuar edhe në masat anti-Covid.

Macron dhe Merkel njoftuan në një deklaratë të përbashkët se plani ishte mbajtja e Samitit në Paris me pjesëmarrjen e liderëve të të dy vendeve dhe Përfaqësuesit të BE, Josep Borrell.

Lëvizja e liderëve europianë vjen pas anullimit të takimit Thaçi-Vuçiç në Washington, e cila u anullua për shkak të pubklikimit të akt-akuzave nga Gjykata Speciale në adresë të presidentit të Kosovës, kreut të PDK Kadri Veseli dhe disa personave të tjerë. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco