Situata alarmante me Covid-19/ Hoti njofton masat e reja: Nga nesër...

Situata alarmante me Covid-19/ Hoti njofton masat e reja: Nga nesër...

21:25, 05/07/2020

Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se masat e reja kundër koronavirusit hynë në fuqi nga dita e nesërme.

“Masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, ka shkruar Hoti.

Kryeministri prezantoi sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19 në një konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur se nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, kufizohet lëvizja në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri.

Ai ka thënë se gjithashtu do të reduktohen punëtoret e institucioneve, dhe do të punohet vetëm me staf esencial. Sipas rregullores Hoti ka thënë se do të përcaktohet se çfarë do të nënkuptohet me staf esencial.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco