Kosovë, policia kontroll ne kliniken infektive, Prokuroria hetim për vdekjet e shumta

Kosovë, policia kontroll ne kliniken infektive, Prokuroria hetim për vdekjet e shumta

13:49, 05/07/2020

Te shtunen në Kosovë kanë ndërruar jetë 8 persona nga koronavirusi, ndërsa deri ne kete ore te te se dieles, 4 të tjerë nuk i kanë mbijetuar sëmundjes për shkaqe të kujdesit mjekësor.

Policia dhe prokuroria kanë rrethuar ambientet e jashtme të spitalit infektiv për të hetuar vdekjet e shumta, qe dyshohet se kane ardhur per shkak te respiratoreve.

Kosova raporton për një rëndim të situatës prej koronavirusit, që po sfidon kapacitetet e sistemit shëndetësor dhe ka rritur numrin e të infektuarve në vend.

Forca të shtuara të policisë dhe prokurorisë bllokuan të dielën hyrjen e Klinikës Infektive në kryeqytet, ku dyshohet se të shtunën mbrëma 4 pacientë të diagnostikuar me kovidin e ri ndërruan jetë si pasojë e mosfunksionimit të respiratorëve nga mungesa e oksigjenit qendror.

Disa prej trupave të pajetë u larguan në orët e mëngjesit nga përfaqësues të mjekësisë ligjore, mes tyre kufoma e një 70-vjeçari që familjarët mendojnë se u nda nga jeta nga pakujdesia e mjekëve.

Në fundjavë 8 viktima të konfirmuara zyrtarisht dhe 178 raste të reja shënuan rekordin më të keq ditor që kur sëmundja nisi të përhapet më 13 mars.

Mësohet se më shumë se gjysma e rasteve u regjistruan në komunën e Prishtinës, duke e çuar totalin e prekurve në rang vendi mbi 3,300, ndërsa të paktën 70 janë viktimat.

Për "Radion Evropa e Lirë", kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, Blerim Syla, tha se me sëmundjen e kovidit-19 janë edhe gati 300 pjesëtarë të stafit mjekësor e infermieror kosovar.

Autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve të respektojnë rekomandimet për mbajtjen e maskave, distancës dhe ruajtjen e higjienës, si rregulla bazë për shëndetin publik.

Të mërkurën u vendosën disa masa shtesë për mbrojtjen nga koronavirusi, përshirë edhe ndalesën e grumbullimit të më shumë se 50 personave në ambiente të hapura e të mbyllura, reduktimin e punonjësve të administratës dhe pjesëmarrjet në ceremonitë mortore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco