Gjykata Speciale/ Ballafaqimi i domosdoshëm me të kaluarën

Gjykata Speciale/ Ballafaqimi i domosdoshëm me të kaluarën

22:32, 04/07/2020

të jetë për Kosovën sfida e përballjes me të kaluarën, si dhe glorifikimi i historisë së të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Bashkë me të do të qartësohej mbase deri në fund edhe vrasja enigmatike e shumë veprimtarëve politikë gjatë dhe pas luftës, shumica syresh figura të respektuara në skenën politike.

Me këtë do të mund t’i vihej kapaku debatit të brendshëm dhe të politizuar për këto vrasje, të cilat me apo pa qëllim për një kohë të gjatë u keqpërdorën për përfitime politike. Prandaj, përmbyllja e këtij kapitulli do t’i japë një pamje të re historisë aktuale në Kosovë.

Pamundësia e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Në anën tjetër, është e pritshme që paralelisht me intensifikimin e punës së kësaj gjykate, Beogradi do të vazhdojë fushatën agresive kundër shtetësisë së Kosovës, thellimit të përçarjeve të brendshme për autorësinë e deponimeve të akuzave në këtë gjykatë, dhe bashkë me të edhe të mohimit të krimeve serbe mbi shqiptarët si në kohën e regjimit të Milosheviqit ashtu edhe në periudhat e mëhershme.

Gjithsesi kjo qasje e pamundëson normalizimin e raporteve ndërfqinjësore dhe ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Beogradit, madje as pas bisedimeve shumëvjeçare në Bruksel të ndërmjetësuara nga BE-ja, shkruan KOHA.

Gjithsesi në normalizimin e raporteve ndëretnike në hapësirën ballkanike një rol të veçantë do të mund të luante historia, e cila tani duhet të deideologjizohet dhe rishikohet me sy kritik, si dhe të zhvishet nga të “vërtetat historike“ të secilit popull, të cilat në të kaluarën u bënë forcë e mobilizimit negativ dhe luftërave të shumta midis popujve të Ballkanit.

Kjo nuk do të thotë assesi amnezi kolektive, por vetëm ballafaqim kritik me të kaluarën, e cila është premisë për një restaurim demokratik dhe pajtim midis popujve të Ballkanit.

Raporti me krimet si test për serbët

Prapa gatishmërisë për kooperim dhe dialog ekziston pak vullnet për ballafaqim të mirëfilltë me krimet e së kaluarës dhe një mosgatishmëri e tillë nuk mund të kompensohet me argumentin se Beogradi ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës kur ka dorëzuar protagonistët kryesorë të luftës, Milosheviqin, Mladiqin e Karaxhiqin para gjykatës ndërkombëtare. /Koha

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco