'2 korrik 1990: dita kur u guxua të hidhej gurthemeli i shtetësisë së Kosovës'

'2 korrik 1990: dita kur u guxua të hidhej gurthemeli i shtetësisë së Kosovës'

11:32, 02/07/2020

Për Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Stublla, 2 korrikku 1990 për Kosovës, ndryshe nga ai i Shqipërisë që përjetoi eksodin, ishte dita "kur u guxua të hidhej gurthemeli i shtetësisë së Republikës së Kosovës."

Në shënimin e saj në Fb, Stublla shprehet: "2 korrik 1990, shënon datë kthese kombëtare, kur Delegatët e Kosovës nënshkruan “Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut”, nga ku kërkohej më legjitimja - e drejta për t’u njohur dhe ekzistuar barabartë me të tjerët.

Në rrethana skajshmërisht të pavolitshme për shqiptarët në Kosovë, nën tytat e regjimit të kohës së ish-Jugosllavisë, ishin zërat e guximit dhe duart që nuk u drodhen të nënshkruanin, atëherë një Deklaratë Kushtetuese, që rrjedhimisht ishte dhe pikënisje e çlirimit.

Heronjtë lindin rrallë, ata jetojnë sa vetë koha."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco