2 të vdekur e 113 raste të reja me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

2 të vdekur e 113 raste të reja me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

21:44, 01/07/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të mërkurën 113 raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 266 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi janë shëruar 67 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 1,293, raporton Rel.

Prej regjistrimit të rasteve të para me këtë virus në Kosovë, autoritetet shtetërore kanë raportuar për 2,991 persona të prekur nga Covid-19.

Prej tyre, 54 persona kanë vdekur.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse masat e reja nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithatë, ministri Zemaj, nuk ka dhënë detaje se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco