Mbyllet prej koronavirusit, ministria e drejtuar nga 'Lista serbe' në Kosovë

Mbyllet prej koronavirusit, ministria e drejtuar nga 'Lista serbe' në Kosovë

08:35, 01/07/2020

Ministria e Pushtetit Lokal në Kosovë nga sot pothuajse do të jetë e boshatisur, kjo pasi një punonjës i këtij dikasteri rezultoi i infektuar me COVID-19.

Indeksonline mëson se sekretari i Ministrisë ka urdhëruar nëpunësit civilë që të vetizolohen për dy javë.

Dje u mësua se zyrtari i këtij institucioni, këngëtari i njohur Yll Valla ishte prekur nga koronavirusi.

Ministria e Pushtetit Lokal udhëhiqet nga Zv.kryeministri Goran Rakiç, kryetar i partisë "Lista serbe" në Kosovë dhe kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Megjithatë, ministri dhe stafi i tij i ngushtë pritet që të dalin në punë.

Në foto: Zv.Kryeministri dhe ministri Goran Rakiç

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco