COVID në Kosovë: 66 pacientë në oksigjen nga 111 të shtruar në Infektiv

COVID në Kosovë: 66 pacientë në oksigjen nga 111 të shtruar në Infektiv

09:22, 30/06/2020

Në Klinikën Infektive të Kosovës më datë 30 qershor janë të shtruar 111 raste me COVID-19 pozitiv. 66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.

Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtruar 22 raste me COVID-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco