Haradinaj: Duhet të ruajmë interesin kombëtar, Gjykata Speciale duhej të vendosej në Kosovë

Haradinaj: Duhet të ruajmë interesin kombëtar, Gjykata Speciale duhej të vendosej në Kosovë

22:44, 29/06/2020

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar propozim aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj ka thënë se fokusi nuk duhet të jetë te fakti që Thaçi nuk do të jap dorëheqje deri në verifikimin e aktakuzës, por te menaxhimi i situatës që Kosova ta ruaj interesin nacional.

“Çështja e dorëheqjes nuk e ka rëndësinë e parë. Kosova duhet të fokusohet te menaxhimi që duhet bërë me këtë situatë. Ka një propozim aktakuzë për Thaçin e Veselin. Duhet me pa se si Kosova me vepru që ta ruajë interesin nacional në këtë rast. Kjo goditje që ka ndodhur përmes aktakuzave, të mos i shkaktojë Kosovës pasoja të pariparueshme”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Kryetari Haradinaj tha se ai dhe partia e tij nuk e kanë përkrahur Gjykatën Speciale, përkundër se nuk e kanë mohuar zbatimin e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës.

“Unë nuk e kam përkrahur këtë gjykatë. Kjo gjykatë do të duhej të ngritej në Kosovë, në të njëjtën kohë do të aftësohej edhe sistemi gjyqësor me prokurorë e gjykatës të huaj”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se AAK ka qenë që gjykata të vendosej në Kosovës, ndonëse dëshmitarët do të mund të mbroheshin edhe jashtë vendi.

“Ne nuk e kemi kundërshtu vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat. Ne kemi kërkuar që gjykata të vendoset në Kosovë ndërsa dëshmitarët të mbrohen edhe jashtë vendit. Por jo gjykata, dëshmitarët kanë mundur të merren në pyetje apo të mbahen jashtë Kosovës”, theksoi ai.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco