Akt-akuzat/ Thaçi: Gabime edhe mund të kem bërë, por krime lufte jo

Akt-akuzat/ Thaçi: Gabime edhe mund të kem bërë, por krime lufte jo

20:14, 29/06/2020

Në një deklaratë këtë të hënë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli për aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Thaçi theksoi se gabime politike edhe mund të ketë bërë, por u shpreh i prerë se asnjëherë nuk ka kryer krime lufte.

“Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer, gjaku im është i nxehur, por i pastër, i njëjtë me gjakun e atyre që më kanë dashur dhe mbështetur Kosovën. Në këto çaste edhe me gjakun e atyre që më kanë gjykuar e paragjykuar. Ndjehem sot i çliruar prej brengave dhe peshës së ballafaqimeve politike. Këto brenga kanë mjegulluar në sytë tuaj faktin e thjeshtë se jemi të gjithë bijtë e kësaj toke dhe të gjithë duam të mirën e Kosovës.
E kam kuptuar shumë herët se ne luftëtarët e UÇK-së do të paguanim një çmim të madh, ky është çmimi për lirinë e Kosovës. Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo pretendim për krime lufte. Të dashur qytetarë, gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte, asnjëherë. Edhe po të kthehesha mbrapa në kohën e Miloshevicit do të bëj të njëjtën gjë, duke u përgjigjur plumbit të armikut me plumb. Mbi dy dekada e kam mbështetur këtë gjykatë, ky parim mbetet edhe sot”,
tha Thaçi.

Më tej, ai u shpreh se ndërkombëtarët nuk janë të drejtë me Kosovën.

“Do të isha shumë i lumtur që ndërkombëtarët të adresojnë të njëjtat standarde për krimet e luftës si për Kosovën dhe Serbinë, por shoh të kundërtën. Nuk shoh ndonjë komplot kundër Kosovës, por dallimet ndaj Kosovës dhe Serbisë janë të dukshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco