Vizita në Prishtinë/ Rama takon edhe Albin Kurtin

Vizita në Prishtinë/ Rama takon edhe Albin Kurtin

12:41, 29/06/2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë do ta takojë edhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Në një agjendë të tijën të publikuar nga mediet, takimi me Kurtin nuk ka qenë i paralajmëruar.

Burime të gazettes ‘Koha’ megjithatë kanë bërë të ditur se Rama do ta takojë sot Kurtin në selinë e LVV-së, në orën 17:00.

Rama të hënën ka nisur vizitën e tij në Kosovë. Ai pritet të takohet me udhëheqësit e vendit si dhe me liderët e partive.

Vizita e Ramës do të fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.

Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.

Takimi me Thaçin është paraparë për 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me aktakuzën nga Prokurori Special në Hagë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco