Ish-këshilltari i Hotit: Klinika Infektive e tejmbushur, të kthehen sa më parë masat kufizuese

Ish-këshilltari i Hotit: Klinika Infektive e tejmbushur, të kthehen sa më parë masat kufizuese

21:06, 28/06/2020

Këshilltari i kryeministrit për shëndetësi, Visar Berisha po vlerëson se krejt kjo rritje e numrit të infektuarve me Covid-19 është si pasojë e një refuzimi sistematik të qytetarëve për me mbajtë maskën, shkruan Syri.net Kosova.

'Nuk ka fuqi monitoruese qe kontrollon refuzimin si fenomenologji kulturore. Jo 200 profesionistë shtesë bashke me te gjitha trupat inspektuese por asnje mekanizem ligjzbatues s'mund ta luftoj refuzimin shoqnor ndaj rregullit, disiplines e pergjegjesise", ka shkruar Berisha në Facebook.

"Për fat të keq problemi kryesor në krejt këtë ngritje numrash me COVID-19 është një refuzim sistematik e strukturor i mbajtjes se maskës në fytyrë dhe distancimit fizik, në të gjitha nivelet dhe nga të gjithë", ka thënë ai.

"Nuk ka fuqi monitoruese që kontrollon refuzimin si fenomenologji kulturore. Jo 200 profesionistë shtesë bashkë me të gjitha trupat inspektuese por asnjë mekanizëm ligj zbatues s’mund ta luftoj refuzimin ndaj rregullit, disiplinës e përgjegjësisë".

"Klinika Infektive është mbushë. Rastet janë shumë. Për fat të keq nuk mbetet gjë tjetër veç kthimi i masave restriktive, sa më parë!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco