'Kam komunikim të vazhdueshëm me Grenell, së shpejti caktohet data e re e takimit në Washington'

'Kam komunikim të vazhdueshëm me Grenell, së shpejti caktohet data e re e takimit në Washington'

11:24, 27/06/2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas kthimit nga Brukseli ka folur për procesin e dialogut të drejtuar nga BE’ja dhe për anulimin e udhëtimit në Washington.

Hoti ka thënë se Kosova është e përkushtuar që dialogu s’ka alternativë dhe si proces duhet të përmbyllet shumë shpejtë, meqë ka interesim shumë të madh nga Brukseli dhe Washingtoni.

“Ne mbesim të përkushtuar për dialogun. Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe në BE. Është me interes për Kosovën që ky proces të mbyllet sa më shpejtë, duke qenë se ka interesim të madh nga BE dhe SHBA. Për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, ne kemi shtyrë vizitën në Washington”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.

Ai gjithashtu ka treguar se ka qenë në komunikim intensiv me ambasadorin Grenell, për anulimin e takimit të 27 qershorit, derisa ka shtuar se shumë shpejtë do të caktohet data e re e takimit në Washington.

Kam pasur komunikim intensiv me ambasadorin Grenell. Pas diskutimit që kemi pasur më të, jemi pajtuar që ta shtyjmë për një datë tjetër, që do të caktohet së shpejti. Agjenda e takimit mbetet e njëjtë, për t’i dhënë shtysë dialogut përmes zhvillimit ekonomik”, ka theksuar Hoti.

Ndër të tjera, kryeministri ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për caktimin e Samitit në Paris.

“Tani më janë duke u bërë aranzhimet finale për Samitin e Parisit, që do të kryesohet nga Gjermania dhe Franca”, ka shtuar Hoti./SYRI KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco