Kryeministri Hoti thotë se marrëveshja me Serbinë do të bëhet për njohje reciproke

Kryeministri Hoti thotë se marrëveshja me Serbinë do të bëhet për njohje reciproke

11:32, 27/06/2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë sot se në bisedimet me Serbinë në asnjë formë nuk do të diskutohet për kufijtë e Kosovës. Hotim në konferencë për media u shpreh se qeveria që drejton që nga dita e parë e marrjes së detyrës e ka bërë të qartë se në çfarë kushte do të bisedojë me palën serbe.

“E kemi bërë të qartë se në çfarë kushte do të bisedohet në dialog, dhe platformë për dialog e kam vetëm Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Hoti.

Tutje, kryeministri tha se në procesin e dialogut nuk do të bisedohet për integritetin territorial të vendit, dhe marrëveshja do të bëhet për njohje reciproke.

“Nuk bisedojmë për integritetin territorial dhe marrëveshja duhet në jetë në frymën e Kushtetutës,. Marrëveshja bëhet për njohje reciproke dhe si derivat i kësaj normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh ai./SYRI KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist28/06/2020 18:29

Ky asht i marre,a hiqet? Do na diskutokan ne Washingon,Kosova me Serbine,ne pranine e Grenellit-qe thote se do flitet vetem per probleme ekonomike,ndersa ato politike do behen me BE,dhe do na vendoskan njohjen????Cfare njohje?Prej kujt dhe Ke????Kaqe idiota,qenkan djemt e fisit tone,,,,,,,do te thoshte Roland Trebicka i madh,ne komedine e famshme????

Krist28/06/2020 18:28

igorkampula@gmail.com27/06/2020 22:31

Dje ke filluar punen,sot fillove me genjeshtra ndaj popullit,kur Vuqiqi e beri lajmin qe ai kur zdo ta njeh Kosoven dhe ma e trishtueshme esht qe Serbija dote kerkoj nji shtet Serb mbrenda teritoreve te Kosoves dhe kjo doti jepet si nga Amerikanet dhe ashtu nga Evropa,port ti zoteri Hoti e din ma mire se une ti je kryeminister i Kosoves,kurse une jam nji analfabet por dota shohim ne fund se kush ka te drejte .

Shto koment

Denonco