Raportuesi për Kosovën: Akuzat e Speciales nuk ia ulin meritat UÇK-së

Raportuesi për Kosovën: Akuzat e Speciales nuk ia ulin meritat UÇK-së

13:59, 26/06/2020

Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha në një prononcim për DW se akuzat ndaj krereve te UÇK-se janë hap pozitiv drejt pajtimit.

Nga Deutsche Welle

Deputeti gjerman i Unionit Kristiandemokrat, Peter Beyer, tha për DW se Prokuroria Speciale nuk akuzon UÇK-në, por disa individë të saj dhe i bën thirrje Kosovës të mbështesë Gjykatën Speciale në Hagë. 

"Të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është në bankën e të akuzuarve këtu, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e  UÇK-së janë të padiskutueshme.

Ky zhvillim aktual duhet të shihet si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është ne rrugën e shtetit kushtetues funksionues. Pajtimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës - pavarësisht se kush i ka kryer -  dhe ndiqen ose dënohen në përputhje me të drejtën. "Gjykata Speciale dhe Prokurorët e saj luajnë këtu një rol vendimtar dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët evropianë."

Beyer u bëri thirrje organeve ligjvënëse  në Kosovë që të mos e tërheqin bazën ligjore të Gjykatës Speciale:

"Nuk mund të përjashtohet mundësia që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të bëhen përpjekje për tërheqjen e bazës ligjore për Gjykatën Speciale. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen me gjithë qartësi në qasje. E njëjta vlen edhe për heqjen dorë nga imuniteti i Parlamentit. Çdo gjë më pak do të ishte fundi i besueshmërisë së elitave politike kosovare në rrugën drejt Evropës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë merituar këtë. E vërteta dhe vërtetësia është ajo që kanë pritur për një kohë të gjatë njerëzit në Kosovë."

Peter Beyer është  raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe Koordinator i Qeverisë Gjermane në marrëdhëniet transatlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco