Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në Kosovë

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në Kosovë

20:28, 06/06/2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Pacienti me origjinë nga Vushtrria, 71-vjeçari përveç Covid-19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

"Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria.

Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020  dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky është viktima i 31 i Koronavirusit në Kosovë, ndërsa të infektuar janë deri tani 1158 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco