Vuçiç: Vendim i mirë ai i Prishtinës, për heqjen e ndalimit të tregtisë

Vuçiç: Vendim i mirë ai i Prishtinës, për heqjen e ndalimit të tregtisë

12:52, 06/06/2020

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiç ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së re të Kosovës për heqjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Vuçiç, i ftuar për një intervistë në TV Prva, tha se beson tek forca ekonomike e kompanive serbe. Sipas tij ky vendim mund të përbëjë një raport të mirë ekonomik mes serbëve dhe shqiptarëve e sipas tij do t'u shërbejë të dy kombeve.

"Shteti ynë do të luftojë fort për Kosovën dhe Metohinë për të mbrojtur interesat e veta dhe të drejtat legjitime të serbëve të atjeshëm.

Para nesh na presin 6 muaj të vështirë dhe të dhimbshëm për çështjen e Kosovës, pasi na pret një zgjidhje përfundimtare për fat të keq jofatlume për ne serbët", ka thënë ai në intervistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco