Vjosa Osmani ia përplas kryetarit Mustafa: Heqja e reciproritetit, heqje dorë për t'u trajtuar sovran!

Vjosa Osmani ia përplas kryetarit Mustafa: Heqja e reciproritetit, heqje dorë për t'u trajtuar sovran!

11:42, 06/06/2020

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, jo vetëm që nuk e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Hotit për heqjen e reciprotetit me Serbinë, por ia ka përplasur sërish Kryetarit të partisë ku aderon ende, pas kënaqësinë që ai shprehu publikisht.

Vjosa Osmani shkroi në Fb: “Ta quash reciprocitetin “pengesë” do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e do vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët.

Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.”

Pas më herët, Mustafa ishte shprehur:

 “Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që çon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm. Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.

Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë. Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm.”

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco