Ulen infeksionet nga COVID-19/ Konfirmohen 5 raste të reja dhe 3 të shëruar në Kosovë

Ulen infeksionet nga COVID-19/ Konfirmohen 5 raste të reja dhe 3 të shëruar në Kosovë

20:47, 04/06/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të enjten në Kosovë janë regjistruar edhe pesë raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

"Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë", thuhet në njoftimin e Institutit, raporton Rel.

Sipas të dhënave, të enjten janë shëruar edhe 3 pacientë,duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në gjithsej 874.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1.147 raste të infektuarve me koronavirus, ndërsa 30 pacientë kanë vdekur. Ata kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë thënë se derisa kufizimet po hiqen gradualisht, masat mbrojtëse si: maskat, ruajtja e distancës dhe kujdesi i shtuar i higjienës, duhet të praktikohen nga qytetarët.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga institucionet shëndetësore që të angazhohen në mbajtjen në nivel të lartë të vetëdijes së qytetarëve për pandeminë e COVID-19.

Gjatë një vizite në ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, kryeministri Hoti tha se qeveria e tij e ka një plan për përballje afatgjate me pandeminë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco