Isa Mustafa entuziast nga zgjedhja e Hotit: Zotni Kryeministër, të priftë e mbara

Isa Mustafa entuziast nga zgjedhja e Hotit: Zotni Kryeministër, të priftë e mbara

07:54, 04/06/2020

Isa Mustafa, kryetari i LDKI, ka shprehur entuziazëm të madh për zgjedhjen e Avdullah Hotit të LDK në krye të qeverisë së Kosovës.

Në mesazhin e urimit dje, Mustafa shprehej:

"Një ditë e madhe për Kosovën. Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.
Urime zotni Kryeministër!
Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!
Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.
Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.
Zotni Kryeministër,
Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco