Kosovë, Kryeministri i ri Hoti merr detyrën në orën 9:00

Kosovë, Kryeministri i ri Hoti merr detyrën në orën 9:00

07:45, 04/06/2020

Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hotit do ta marrë sot zyrtarisht detyrën e tij në krye të qeverisë me një ceremoni që do të bëhet në orën 9:00.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e shtypit e Kryeministrit,  “njoftohen përfaqësuesit e mediave se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet të enjten, më 4 qershor 2020, me fillim në ora 9:00”.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës u zgjodh Kryeministër i Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota pro,  24 kundër dhe 1 abstenim.

Hoti u zgjodh kryeministër pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, shkarkim me mocion mosbesimi i nisur nga ish-partneri i VV në koalicion, LDK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco