Vetëvendosje bojkoton seancën e votimit të qeverisë Hoti

Vetëvendosje bojkoton seancën e votimit të qeverisë Hoti

11:18, 03/06/2020

aportim në vazhdimësi nga Syri Kosova.

11:43

VV ka bojkotuar  seancën për votimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëhoqi me vendin për 51 ditë nuk është duhet marr pjesë në seancën për votimin e qeverisë së re.

11:28

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani siç duket nuk do ta udhëheq seancën e sotme për votimin e qeverisë Hoti.

Në vendin e saj, është parë nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala

 

11:26

Në ora 11:00 ishte paraparë që të niste seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që të votohet për qeverinë e re.

Mirëpo, deri më tani në sallë të Kuvendit kanë arritur vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Nga LVV’ja në anën tjetër ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në seancë

11:18

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kanë bërë përgatitjet për seancën dhe se u shpreh i bindur se sot do të votohet Qeveria Hoti.

E, sipas burimeve të Syri.net  Kosova seancën pritet ta udhëheqë Kujtim Shala nga LDK, ndërsa deputetet e VV-së nuk do të marrin pjesë fare në seancë.

Ndryshe, Qeveria Kurti, u rrëzua më 25 mars, pas votimit të mocionit të mosbesimit, iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco