Pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike, prioritetet e qeverisë Hoti Avdullah Hoti duke mbajtur fjalën në Kuvendin e Kosovës

Pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike, prioritetet e qeverisë Hoti

11:41, 03/06/2020

Raportim në vazhdimësi nga Syri Kosova.

11:55

Hoti ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se me të se kryeministër nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit”, tha ai.

11:41

I nominuari për kryeministër Avdullah Hoti ka prezantuar plan programin qeverisës para Kuvendit të Kosovës.

Por fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit e ka filluar me falënderime për stafin shëndetësor për punën e madhe që po bëjnë gjatë pandemisë dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Gjatë shpalosjes së programit Hoti tha Qeveria e re nuk do të ketë fuqi tjetër përveç asaj që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, raporton Syri.net Kosova.

“Ne duhet to avancojmë raportet me komuniteteve, ne duhet ti mbështesim ata deri sa të jenë të punësuar ato komunitete. Të gjithë së bashku, e bëjmë forcën e Kosovës. Ne do të bazohemi në qeverinë tonë dhe nuk do të largohemi nga ajo. Nisur nga situata që po përballemi, qeveria do të ketë dy prioritete”, tha ai.

I propozuari për kryeministër tha se Qeveria Hoti do të ketë dy prioritete të mënjehrëshme, lufta kundër pandemisë dhe rimëbëkmbja ekonomike pas pandemisë.

Krahas këtyre sipas Hotit kjo qeveri do të ketë edhe shume prioritete të tjera.

“Qeveria do të ketë prioritete tjera, si forcimi i shtetit,  integritetit sovranitetit, zhvillimi ekonomik, marrjen e përgjegjësive kushtetuese për të çuar dialogun përpara duke mos lejuar shkëmbimin e territoreve, krijimin e atmosferës së bashkëpunimit pozitë-opozitë”. /Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco