Vendimet e fundit të Kurtit: Për 2 minatorët, Pakon e Emergjencës, rrugët me Shqipërinë

Vendimet e fundit të Kurtit: Për 2 minatorët, Pakon e Emergjencës, rrugët me Shqipërinë

11:29, 03/06/2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi sot se cilat ishin vendimet që morën në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Vendimet janë shpallur prej tij ndërkohë që në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re të Avduallah Hotit.

Albin Kurti njoftoi në Fb se:

U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy minatorëve, Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.

U morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në Ndërmarrjet Publike. Pra: 1. Secila Ndërmarrje Publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; 2. Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe, 3. Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.

U sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje:
- z. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,
- znj. Nora Ibishaga, drejtore,
- z. Bislim Fetahaj, drejtor, dhe
- z. Edin Hajdarpasic, drejtor.

Me qëllim të zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, u aprovua propozim-vendimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që t’i ndahen 12 milionë euro Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Qeveria e Kosovës fillon procedurat për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

U aprovua kërkesa që të krijohet një mekanizëm i përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale. Vazhdojmë…" ka përfunduar shënimin e tij Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco