'Testi i COVID-19 për të hyrë në Kosovë':  Policia sqaron të gjitha rregullat

'Testi i COVID-19 për të hyrë në Kosovë': Policia sqaron të gjitha rregullat

14:48, 02/06/2020

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës sqaroi sot në mesditë rregullat e hyrjes në kufijtë e Kosovës, në kushtet e pandemisë. Në njoftim thuhet:

1. Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë të kryer testin për COVID-19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;

2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;

3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të COVID-19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

Për të hyrë në Republikën e Kosovës, shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID-19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë 

Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në RKS.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në RKS.

Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër RKS, përjashtohen nga këto rregulla."

Njoftimi u dha nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Kosovo Police, Dogana e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco