Kosovë, mbi 12 mijë persona kaluan kufirin

Kosovë, mbi 12 mijë persona kaluan kufirin

13:47, 02/06/2020

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim të dielën që të hapë kufijtë tokësor në pikat kufitare Merdare, Vëmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë. Vetëm në 24 orët e fundit përmes këtyre pikave kufitare kanë hyrë dhe dalë më shumë se 12 mijë persona.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, që ka siguruar Gazeta Express, gjatë kësaj periudhe kanë hyrë e dalë 4 mijë e 735 vetura, 1 mijë e 429 kamionë dhe 89 autobusë.

Disa e kanë kaluar kufirin në këmbë. Sipas këtyre të dhënave, numri i këmbësorëve që kanë kaluar përmes këtyre pikave kufitare është afër 800.

Nga Vërmica e Kulla kanë hyrë e dalë  7 mijë e 112 persona, nga Hani i Elezit dhe Dheu i Bardhë 1 mijë e 698, derisa nga Merdarja e Jarinja 2 mijë e 771 persona.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco