Vetëvendosje mbledh firma në popull: Duam zgjedhje! Jo qeveri për ndarje e copëtim!

Vetëvendosje mbledh firma në popull: Duam zgjedhje! Jo qeveri për ndarje e copëtim!

08:21, 02/06/2020

Lëvizja Vetvendosje në Kosovë e refuzon rrëmbimin e qeverisë që e fitoi me vota dhe insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të reja ndaj ka nisur një peticion qytetar online me moton "Duam Zgjedhje", i cili sot do t'u jepet edhe qytetarëve në Prishtinë për t'u firmosur fizikisht.

Në thirrjen e saj, Vetëvendosja thekson: "Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja sepse vetëm përmes tyre mund të ketë legjitimitet qeverisja e re. Për të dalë nga kjo krizë, si hap të parë po mbledhim nënshkrimet për peticionin që ka vetëm këtë kërkesë: zgjedhje të reja. Jo qeveri pa zgjedhje e për vjedhje. Jo qeveri për ndarje e copëtim. Por zgjedhje, demokraci e zhvillim."

Kosova ka nevojë të menjëhershme për zgjedhje, që të zgjidhet kriza politike dhe të përcaktohet rruga që do të marrë vendi: drejt ndryshimit dhe çlirimit prej korrupsionit, apo drejt rikthimit të të korruptuarve. Me këtë peticion ne, qytetarët e Kosovës, duke vendosur nënshkrimin dhe numrin e letërnjoftimit, bëjmë të ditur se duam zgjedhje, e se vetëm qeveria e dalë nga zgjedhjet ka legjitimitet për të qeverisur. 

Veprimet në Kuvendin e Kosovës më 25 mars 2020 treguan se partitë e vjetra, PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe, janë bërë bashkë kundër votës së qytetarëve. Ata nuk mundën ta durojnë një shtet të drejtë, që i largon të korruptuarit dhe nuk merr rroga të larta për vete, por i çon paratë në ndihmë të popullit, të ekonomisë e shëndetësisë. Ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 28 maj 2020, tregon se sa i kapur prej partive të vjetra është shteti e drejtësia. Aty ku kriminelët janë mbi gjykatat, të vetmit që ndëshkohen janë qytetarët. Të gjitha të dhënat do të verifikohen dhe nënshkrimet jo valide do të largohen.

Të dhënat personale të çdo qytetari të Republikës së Kosovës që nënshkruan këtë peticion, garantojmë që do të ruhen në pajtim me LIGJIN NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE. Të gjitha të dhënat do të verifikohen dhe nënshkrimet jo valide do të largohen", ka theksuar Vetvendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco