Kosovë, sot caktohet seanca për votimin e qeverisë së re të Hotit

Kosovë, sot caktohet seanca për votimin e qeverisë së re të Hotit

08:12, 02/06/2020

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00 për të diskutuar rreth caktimit të seancës, ku pritet të votohet Qeveria e re. Mbledhja do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, kërkesën e 61 deputetëve  për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, njofton RTK.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dje ka thënë se e ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë, për të mërkurën në orën 11:00.

LDK e dorëzoi kërkesën për seancë, pasi Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë, sipas të cilit i ka dhënë të drejtë dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

LDK pritet ta formojë Qeverinë e re në një koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

AKR ka thënë se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të ri, por do ta votojë Qeverinë Hoti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco