Kryeredaktori i Syri.net Kosova: LDK i ka numrat, por është një shumicë e brishtë

Kryeredaktori i Syri.net Kosova: LDK i ka numrat, por është një shumicë e brishtë

19:44, 01/06/2020

Në një lidhje direkte nga Prishtina për emisionin "Ora 19", kryeredaktori i Syri.net Kosova Blerim Haxhiaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë duke nisur me datën e votimit të qeverisë së re dhe mbi ato çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Sipas tij, LDK e ka shumicën, e cila është e brishtë me 61-62 deputetë dhe në dy ditët në vijim pritet të mësohet se çfarë do të ndodhë.

"Ka një zhgënjim te qytetarët për mënyrën si u shkarkua, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese që u zbardh sot, e konsideron dekretin e presidentit Thaçi të ligjshëm duke i hapur rrugë qeverisë Hoti. Nesër do të ketë një mbledjhje të Kryesisë dhe LDK i ka numrat, siç kanë thnë edhe më herët, por është një shumicë e brishtë, 61, 62 deputetë", tha Haxhiaj.

A pritet të votohet ditën e mërkurë qeveria e re?

"Kishte pritje qysh ditën e shtunë, pasi aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese ka dalë dhe si i paapelueshëm i hap rrugë qeverisë së re. Varet nëse janë të gjithë depoutetët, mund të ndodhë që në momentin e fundit të ketë pazare politike. Është Lista Serbe që ka një marrëveshje me ta por që nuk është bërë publike. Edhe në rradhët e PDK-së ka pakënaqësi sa i përket ndarjes së posteve, por të shohim nesër dhe pasnesër çfarë do të ndodhë. Krijimi i qeverisë Hoti është fakt i kryer tashmë", u shpreh ndër të tjera kryeredaktori i Syri.net Kosova.

Haxhiaj u pyet edhe për emërimin e Meliza Haradinaj në krye të ministrisë së jashtme, duke u shprehur se: "Është hera e parë që kjo parti (AAK) ka ministrinë e jashtme. Edhe emri nuk është ndonjë emër personaliteti që vendoset në atë ministri, një dikaster shumë i rëndësishëm. Nuk ka ndonhjë pritje ose entuziasëm me emrat e publikuar. Disa janë emra korrektë, disa të tjerë janë emra që dirigjohen nga liderët e partive të tyre dhe nuk përfaqësiojnë ndonjë shpresë për lidership". 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco