Qeveria e re e Kosovës, zbardhen emrat e kabinetit ‘Hoti’

Qeveria e re e Kosovës, zbardhen emrat e kabinetit ‘Hoti’

09:31, 01/06/2020

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë që i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi, javën e ardhshme pritet që të mbahet seanca për formimin e qeverisë me në krye Avdullah Hotin.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur se emrat e ministrave do të vendosen në mbledhjen e kryesisë.

Deri më tani nuk ka ende një zyrtarizim, por emrat e qeverisë Hoti, pa Listën Serbe, pritet të jenë këta:

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Hykmete Bajrami (ministre aktuale e Arsimit) – Ministre e Financave

Vlora Dumoshi, mbetet në Ministrinë e Kulturës

Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme.

Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Armend Zemaj – Ministër i Bujqësisë

Besian Mustafa (aktualisht ministër i Bujqësisë) – Ministër i Integrimeve Evropian

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes (në rast se kjo Ministri i shkon AAK-së atëherë LDK merr Ministrinë e Shëndetësisë me ministër Valbon Krasniqi).

AAK:

Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër

Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Blerim Kuqi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Rame? Lika – Ministër i Arsimit

NISMA vetëm ka propozuar emrat, por nuk është caktuar ende ndonjë ministri:

Durim Limaj

Skënder Reçica

Mevludin Krasniqi 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco