Asnjë maune serbe s’do të hyjë në Kosovë pa dokument për ‘Republikën e Kosovës’

Asnjë maune serbe s’do të hyjë në Kosovë pa dokument për ‘Republikën e Kosovës’

09:31, 01/06/2020

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim tjetër të rreptë ndaj Serbisë, në respekt të reciproritetit ndërmjet dy vendeve, respektit të ndërsjelltë, njohjes. Haki Abazi, zv.Kryeministri I qeverisë në detyrë, ka njoftuar në Fb për vendimin më të fundit të qeverisë së Kosovës marrë të shtunën në mbrëmje:

“As reciprociteti nuk u bie tamam, - shkroi Abazi në Fb. - Morëm vendimin që të avancojmë reciprocitetin me Serbinë. Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë nëse: 1. Nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës dhe 2. nëse në to është shkruar Kosova.

Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: "Republika e Kosovës,” përfundoi ai duke iu referuar mbledhjes më të fundit të qeverisë "Kurti", të 38-ës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco