Kurti i përgjigjet Lajçak: Serbia duhet ta shohë si të barabartë Kosovën në tryezë

Kurti i përgjigjet Lajçak: Serbia duhet ta shohë si të barabartë Kosovën në tryezë

16:35, 31/05/2020

Albin Kurti i është përgjigjur të dërguarit special të BE, Miroslav Lajçak për zhgënjimin e këtij të fundit për masën e re të reciprocitetit.

Kurti thotë se refuzimi i reciprocitetit të Kosovës është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave sovrane.

Më tej kryeministri në detyrë shton se Kosova do të ketë një dialog të barabartë dhe që Serbia ta shohë si të barabartë në tryezë Kosovën.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit në Republikën e Kosovës është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave të tij sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët e saj. Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shprehet Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje online në orët e vona të së shtunës, ku ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco