Nga 311 teste, regjistrohen 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga 311 teste, regjistrohen 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

19:36, 29/05/2020

Në Kosovë u regjistruan të premten 12 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se ka testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Rel.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Stanovc), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste në Gërnçar) dhe një rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ai po ashtu bën të ditur për shërimin e nëntë pacientëve.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1,064, ndërsa i të shëruarve në 829.

Tridhjetë pacientë të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco