Vendimi i Kushtetueses/ Kim Mehmeti: E dorëzoi Kosovën te zhvatësit e saj të dalë nga 'Strofulli i Gjarprit'

Vendimi i Kushtetueses/ Kim Mehmeti: E dorëzoi Kosovën te zhvatësit e saj të dalë nga 'Strofulli i Gjarprit'

23:37, 28/05/2020

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj në qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.

Por sipas publicistit dhe analistit nga Shkupi, Kim Mehmeti, sot Gjykata Kushtetuese e dorëzoi Kosovën te zhvatësit e saj të dalë nga "Strofulli i Gjarprit".

"Në vend që Kosovën t’ia kthejë popullit dhe votuesve, Gjykata Kushtetuese atë ua dorëzoi zhvatësve të saj ‘proamerikanë’ të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’! Me çka mbase me vetëdije popullin e çon drejtë përçarjeve të mëdha politike!”, shkruan Kim Mehmeti në postimin e tij më të fundit në Facebook.

"Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore", thuhet në vendim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco