Haradinaj për 'Çim Peka Live': Ndarjen e Kosovës e ndala unë. Askush nuk mund ta rikthejë

Haradinaj për 'Çim Peka Live': Ndarjen e Kosovës e ndala unë. Askush nuk mund ta rikthejë

23:29, 28/05/2020

Ish kryeministri i Kosovës dhe kyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është ai i cili e ka ndalur përfundimisht ndarjen e Kosovës, gjatë kohës sa ishte Kryeministër.

Sipas tij, tashmë askush nuk mund të rikthejë më këtë plan.

“Pengimin e ndarjes së Kosovës e kam kry unë në kohën time. Nuk është më në tavolinë, s’mund ta rikthejë askush”, tha Haradinaj.

Gjatë intervistës për “Çim Peka Live”, ish kryeministri i Kosovës foli edhe mbi raportet me pasardhësin e tij në qeveri, Albin Kurti.

I pari i AAK-së ka theksuar se Kurti nuk e kërkoi asnjëherë ndihmën e tij, por përkundrazi, tha se i është qasur në mënyrë ofenduese.

“Kurti nuk e ka kërku ndihmën time. Përkundrazi, ka pasur qasje ofenduese ndaj meje. Ka marrë një vendim, pastaj më ka thirrë dhe më ka njoftu. Pas zgjedhjeve pata deklaru që jam i gatshëm me përkrah qeverinë e re në temat e interesit nacional. Kurti është vetëkënaq”, deklaroi Ramush Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco