Mandati i dytë presidencial/ A do e votonte Haradinaj Thaçin?

Mandati i dytë presidencial/ A do e votonte Haradinaj Thaçin?

21:21, 28/05/2020

Mandati i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi përfundon një vit më pas, ndërsa llogaritë politike kanë nisur që tani, në një kohë kur diskutohet edhe qeveria e re.

I pyetur nëse ka një marrëveshje paraprake për rizgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit, ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj u shpreh se për momentin nuk ka një diskutim të tillë.

"Në vjeshtë e ardhshme mbaron mandati i presidentit. Kjo kërkon një kuorum të madh. Hashim Thaçi nuk është kandidati ynë. Nuk ka diçka të tillë të disktuar gjatë bisedave për krijimin e këtij koalicioni. Nuk jam në obligim nga kontrata aktuale. Nëse varet nga kjo vazhdimësia e qeverisë, të shohim...Aktualisht nuk kemi një kontratë për zgjedhjen e presidentit. Në të ardhmen nuk e di çfarë do të ndodhë por e shoh shumë të vështirë. Do të ishte mirë që presidenti të zgjidhej nga vetë qytetarët", tha Haradinaj. 

Përsa i përket protestave të mundshme dhe asaj që mund të ndodhë në Kosovë, Haradinaj u shpreh se, Vetëvendosje nuk mund të destabilizojë vendin për të qëndruar në pushtet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco