Haradinaj: Unë e nxorra në pension Thaçin, Kurti e riktheu

Haradinaj: Unë e nxorra në pension Thaçin, Kurti e riktheu

21:04, 28/05/2020

Gjatë intervistës së tij për "Çim Peka LIVE", kryetari i AAK dhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se, pengimin për ndarjen e Kosovës e ka bërë ai, ndërsa shtoi se kushdo që flet për ndarje, lodhet kot.

"Pengimin e ndarjes së Kosovës e kam bërë unë. Nuk mund ta rikthejë askush. Vështirë është për mu të flas se çfarë do të ndodhte në atë darkë. Gjenerali Matis pranuar ushtrinë e Kosovës sipas ligjeve në fuqi. Ligjet e detyrojnë ushtrinë e Kosovës të mbrojë njësinë territoriale të Kosovës e kush flet për ndarje të Kosovës flet kot", tha ish-kryeministri i Kosovës.

Haradinaj shtoi më tej se, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk i ka shtrirë asnjëherë dorën e bashkëpunimit.

"Zoti Kurti nuk ka kërkuar kurrë ndihmën time, por ka patur një qasje fyese ndaj meje. Nuk më është ofruar mundësia ti japë çdo lloj ndihme për ngjarje të natyrës nacionale. Jam shprehur se përkrah edhe qeverinë e re për interes nacional. Por Kurti është vetëkënaqur. Kurti ka eksperimentuar me mënyrën se si e rrëzoi qeverinë në kohë pandemie", tha Ramush Haradinaj.

"Kur isha në pushtet Thaçin e kalova në pension. Ndërsa Kurti i bëri të gjithë armiq dhe e rikthehu Hashim Thaçin", shtoi kreu i AAK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco