Haradinaj: Në qeveri nuk na rikthen Thaçi, por thirrja për të marrë përgjegjësitë

Haradinaj: Në qeveri nuk na rikthen Thaçi, por thirrja për të marrë përgjegjësitë

20:50, 28/05/2020

Teksa të gjithë presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka komentuar situatën politike në Prishtinë në një intervistë Skype për "Çim Peka LIVE".

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse ndjehet i sikletosur moralisht teksa Thaçi, që kishte kundërshtar në zgjedhje, po e rikthen në qeveri, Haradinaj u shpreh se, "kjo është marrje e përgjegjësisë në një moment të vështirë për Kosovën".

"Është taktika jonë kushtetuese, se si është zbatuar e drejta e fituesit në zgjedhje, është pasuruar me diçka të re ku një parti fiton zgjedhjet, por ka humbur shumicën, me mbi 2/3 e parlamentit. Ndaj opsion mbetet shkuarja në zgjedhje ose krijimi i një qeverie të re. Zgjedhja e duhur për Kosovën është dhënia e mundësisë një shumice të re. Nëse i pari nuk krijon shumicën, Kosova do të shkonte në mënyrë të çuditshme në zgjedhje.

Thaçi nuk na ka rikthyer në pushtet. Në pushtet na ka rikthyer thirrja për të marrë përgjegjësitë në një kohë të vështirë. Në këtë rast, thirrja ka ardhur nga LDK", tha Haradinaj për Syri TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco